Pjesëtarë të ARM-së nga batalioni i renxherëve nga përbërja e regjimentit për operacione speciale marrin pjesë në stërvitjen “Sfidë e përbashkët 2017” (Common Challenge 17) në mal të Zi. “Renxherët gjatë ditëve të kaluara në vazhdimësi po i shfaqin aftësitë e tyre në përvetësimin e terrenit vështirë të kalueshëm në poligonin për trajnim ‘Lipovo'”, informon zyra për marrëdhënie me publikun e Shtatmadhorisë së ARM-së.
Përdorimi i pajisjes për ngjitje, lëvizje taktike në shtigje për ngjitje, sigurim ushtarak, shpëtim i të lënduarve në kushte të këqija dhe përdorimi i helikopterëve për evakuim të të lënduarve janë një pjesë e aktiviteteve të cilat rexhenxherët e ARM-së i realizojnë së bashku me pjesëtarët e batalionit të 24-të malor të forcave të armatosura të Austrisë dhe pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi.