Renovim i plotë i gjimnazit “Skenderbeu”

Viti i ri shkollor 2019/2020 në gjimnazin “Skenderbeu” fillon në një objekt mësimor të rikonstruktuar.  Zyra për Investime publike ka bërë finansimin e punimeve pas pregatitjes së projektit nga ana e Komunës së Preshevës ku është paraparë intervenim i plotë në të gjitha hapësirat e shkollës, filluar nga çatia dhe ndrrimi i saj, ndërhyrja në instalimet e brendshme elektrike, instalimet e ngrohjes qëndrore, dyshemetë, suvatimet dhe ngjyrosja e mureve të brendshme, ndrrimi i dyerve dhe dritareve, rregullimi i nyjeve sanitare, salla e edukatës fizike, si dhe termoizolimi, për përmirësimin e efikasitetit energjetik.

Përmes këtij intervenimi, nxënësit e gjimnazit do të kenë mundësinë që të zhvillojnë procesin edukativo-arsimor në kushte më të volitshme pasi tashmë kanë përfituar një infrastrukturë moderne shkollore, sikurse moshatarët e tyre në regjionin tonë, që do të ndikojë në ngritjen e kualitetit të mësimdhënies nga stafi shkollor dhe rezultate më të larta në mësime.