Renova ndërpret bashkëpunimin me tre futbollist

39

Shkup, 2 korrik – Skuadra e Renovës ka vazhduar me rikonstruimin e skuadrës për sezonin e ri dhe për garat e Liga Evropës. Së fundmi nga ekipi tetovar njoftuan kryesia në bashkëpunim me stafin teknik kanë vendosur të lirohen nga shërbimet e tre futbollistëve. Fjala është për Fisnik Zukën, Meriton Salija dhe Lufti Bilallin.

“Fisnik Zuka , Meriton Saliu dh Lutfi Bilalli nuk do të jenë pjesë e skuadrës ne sezonin e ardhshëm. Stafi teknik, bashklojtarËt dhe kryesia e klubit u dëshiron shëndet dhe suksese në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka”, thuhet në faqen zyrtare në “Facebook” të KF Renova, përcjellë gazeta KOHA.

Siç thamë “gjipspunuesit” do të jenë këtë sezon pjesë e Liga Evropës dhe stafi teknik do të duhet që në vend të këtyre tre futbollistëve të gjejë zëvendësime adekuate. Cekim, para dy dite bardhekaltërit filluan me përgatitjet për sezonin e ri dhe LE.

Derisa, nga kryesia njoftuan se kanë caktuar edhe kontrolluesen e parë, ndërsa për kundërshtar do të jetë skuadra e Ligës së dytë, Vardari i Forinës, ndeshje kjo e cila do të luhet më 6 korrik.

 

Comments are closed.