Shkup, 16 shtator – Skuadra e Renovës e ka arritur fitoren e parë këtë sezon. Me rezultatin minimal 1-0 djemtë e trajnerit Vllatko Kostov mundën Pelisterin. Autor i golit të fitores ishte Nenad Mishkovski në minutën e 66. Me këtë fitore Renova u largua nga pozita e fundit derisa skuadra nga Manastiri mbeti me tetë pikët e fituara në katër xhirot e para. (koha.mk)