Shkup, 3 gusht – Javën e kaluar në stadiumin e Reçicës, futbollistët e Renovës në një ndeshje miqësore mposhtën skuadrën e ligës së dytë nga Dibra, ekipin e Korabit me rezultat 3: 1. Kjo ishte ndeshja e fundit para fillimit të sezonit, që ka përfunduar me sukses për djemtë e trajnerit Bujar Islami. Renova kaloi në epërsi me golin e Emran Ramadanit, ndërsa më pas shënuan edhe Shefiti, dhe Gafuri. Rezultati përfundimtar 3:1 u arrti kur futbollistët e Korabit shënuan përmes penalltisë. Kujtojmë, me 1-0 Renova mundi Shkupin me golin e Rami Selmanit, ndërsa ndaj Struga Trim Lumit luajti 1-1. Pikërisht me këtë skuadër skuadra e Renovës do ta hap kampionatin të dielën në shtëpi, ku do të pretë skuadrën strugane.
Cekim, gjatë afatit kalimtar të verës bardhekaltërit u përforcuan me Filip Stojçevskin, Senad Husiç dhe Alen Jasharovskin, Emran Ramadanin.