Shkup, 26 shtator – Jeton Beqiri nuk është më trajner i Renovës pasi i njëjti të martën dha dorëheqje”, bën të ditur gazeta KOHA. Rezultatet e dobëta dhe disfata e fundit 0-2 nga Bellasica në Tetovë, bënë që Beqiri të dorëhiqet.
Ndryshe edhe kryesia e Renovës ka konfirmuar dorëheqjen e Beqirit: “Duke marrë shkas nga rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit, trajneri Jeton Beqiri dhe stafi teknik kane dhënë dorëheqje nga stoli i Renovës. Shtabi teknik ka kaluar në duart e drejtueseve të cilët do të udhëheqin me skuadrën në ndeshjen ndaj Akademia Pandev (15:30h) dhe do të mbajnë drejtimin e ekipit deri në gjetjen e trajnerit të ri”, thuhet në komunikatën e skuadrës tetovare,