Shkup, 24 nëntor – Bujar Islami edhe zyrtarisht nuk është më trajner i KF Renova nga Tetova. Lajmin në faqen e tyre zyrtare e kanë konfirmuar vetë drejtuesit e klubit, njofton gazeta KOHA.
“Tani më është zyrtare,Bujar Islami është dorëhequr nga posti i kryetrajnerit dhe nuk është më trajner i klubit tonë. Ne e falënderojmë për gjithçka që ka dhënë për këtë periudhë 17 mujore dhe për suksesin historik, plasmanin ne Europa Ligë dhe kalimin e një raundi. Ne i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”, thuhet në postimin e KF Renova në “Facebook”, përcjellë gazeta KOHA.
Nga ky klub ende nuk kanë dalë me informatë se kush do të zëvendësojë Bujar Islamin në krye të klubit për vazhdimin e kampionatit.
Cekim, me vetëm 8 pikë, Renova mban pozitën e parafundit në tabelën e klasifikimit, pozitë kjo që të qon në një rang më të ulët, pra Liga e dytë. (koha.mk)