Tetovë, 25 janar – Skuadra e Renovës ka mposhtur me rezultatin 2:0 Shkupin, në ndeshjen miqësore qe e zhvilluan sot në Tetovë. Xhelil Abdullai dhe Emran Ramadani në pjesën e dytë i shënuan golat për bardhekaltërit. Të dy trajnerët Osmani dhe Nuhiu u paraqitën me formacione të kombinuara. Ndryshe, për Renovën kjo ishte miqësorja e dytë, ndërsa për Shkupin e para. (koha.mk)