Shkup, 6 janar – Njëjtë si skuadrat tjera shqiptare, edhe KF Renova ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror. Nga klubi tetovar njoftojnë se përgatitjet do të zhvillohen në dy faza.
“Sot ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore në prag të përgatitjeve për gjysmësezonin pranveror. Përgatitjet do të zhvillohen në dy faza, faza e parë do të zhvillohet në Tetovë, ndërsa faza e dytë do të zhvillohet në qytetin e Ohrit prej datës 22 janar deri me 1 shkurt”, bëjnë të ditur nga klubi bardhekaltër, transmeton gazeta Koha.
Nga klubi gjithashtu njoftuan se gjatë kësaj periudhe ekipi do ti zhvilloi edhe disa ndeshje kontrolluese në kuadër te përgatitjeve parasezonale.
Ndërkohë, bardhekaltërit kanë sjell përforcimin e parë, ku në ekip është rikthyer përsëri Xhelil Abdulla, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës kosovare Llapi .