Vlera e lirës turke në krahasim me dollarin amerikan sot ra për mbi dy për qind, pasi Qeveria në Ankara shpalli plan për uljen e tatimeve në disa sektorë deri në fund të vitit.
Siç kumtoi ministri turk i Financave Berat Albajrak ulja e tatimeve, mes tjerash, ka të bëjë edhe për makinat, elektro-pajisjet dhe mobilien.
Paralajmërimi i Albajrakut pason vetëm disa orë pasi Banka Qendrore e Turqisë e rriti parashikimin e saj për nivelin e inflacionit në vend, duke e parashikuar shkallën e inflacionit deri në fund të vitit 2018 të arrijë 23,5 për qind.
Shpejt pas paralajmërimit të Albajrakut për reforma tatimore, vlera e lirës ra nga 5,63 në 5,50 për një dollar amerikan. Në mbylljen e bursës, një dollar amerikan kushtonte 5,6050 lira.
Nga fillimi i vitit vlera e lirës turke në krahasim me dollarin amerikan ka rënë për mbi 40 për qind.