Nju-Jork, 27 dhjetor– Pas rënies së djeshme më të madhe ditore të vlerës së indeksit të Bursës njujorkeze nga marsi i vitit 2009, sot në fillim të punës së saj të bursës, treguesit shënojnë rënie.
Idenski Dau Xhons është ulur për 300 pikë, pasi dje ka shënuar rritje prej pothuajse 1.000 pikë të indeksit. Standard end Purs 300 pati rënie prej 1,3, ndërsa Nasdak prej 1,6 për qind.
Analistët vlerësojnë se rënie e sotme është edhe një tregues për pasojat mbi tregjet e kontestit buxhetor në SHBA, që rezultoi me mbyllje të pjesshme të institucioneve federale në gjashtë ditë.
Investuesit negativisht kanë reaguar edhe në kritikat e presidentit amerikan Donald Tramp të drejtuara drejt Drejtorisë së rezervave federale (FED), por edhe në vendimin e tij të papritur për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria.