Popullariteti i presidentit francez Emanuel Makron ka rënë për katër pikë dhe tani vetëm 37 për qind e francezëve janë të kënaqur me punën e tij, raporton korrespondenti i MIA-s.
Vetëm 37 për qind e francezëve kanë mendime të mira për punën e presidentit të tyre, krahasuar me 60 për qind që kanë mendime jo të mira (+ katër për qind), mund të shihet në sondazhin e fundit të Ifop për Zhurnal di dimansh.
Popullariteti i kryeministrit Zhan Kasteks ka rënë për një pikë sipas të njëjtit sondazh, në 36 për qind kundrejt 60 për qind (+ dy përqind) mendime negative në lidhje me punën e tij.
Sidoqoftë, krahasuar me paraardhësit e tij në të njëjtën kohë të mandatit, një vit para skadimit, popullariteti i Emanuel Makron është më pozitiv sesa ai i atyre kur ishin të njëjtën fazë për Nikolas Sarkozi 29 për qind dhe Fransoa Oland 17 për qind.