Bruksel, 23 janar – Proporcioni i burimeve ripërtëritëse në përdorimin e resurseve energjetike në Maqedoninë e Veriut arriti 18,1 për qind në vitin 2018, që është afër me mesataren e BE-së, por paraqet rënie në krahasim me vitin paraprak, sipas të dhënave të Eurostatit, të publikuara sot.
Në vitin 2017, miksi energjetik në Maqedoninë e Veriut ka përmbajtur 19,6 për qind energji ripërtëritëse, ndërsa vendi ka projektuar që në vitin 2020 të arrijë 23 për qind burime ripërtëritëse të energjisë.
Proporcioni i resurseve ripërtëritëse në Maqedoninë e Veriut mes vitit 2015 dhe 2018 lëviz në mënyrë të konsiderueshme: 19,5 për qind në vitin 2015, 18 për qind në vitin 2016, 19,6 për qind në 2017 dhe këtë vit 18,1 për qind. Në vitin 2014, vendi ka shfrytëzuar 15,7 për qind energji ripërtëritëse në miksin e vet energjetik.
Nëse është afër mesatares së BE-së, Maqedonia e Veriut është larg performansave të vendeve fqinje: Shqipëria ka përdorur 34,9 për qind, Kosova 24,9 për qind, ndërsa Serbia 20,3 për qind.
BE-ja ka projektuar qëllim që në vitin 2020 të arrijë 20 për qind përdorim të resurseve ripërtëritëse në miksin energjetik dhe 32 për qind deri në vitin 2030.
Nga vendet anëtare të BE-së, 12 veçmë i kanë tejkaluar qëllimet e tyre të projektuara për proporcion të energjive ripërtëritëse: Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Greqia, Kroacia, Italia, Lituania, Letonia, Qiproja, Finlanda dhe Suedia, ndërsa katër vende janë shumë afër deri te arritja e qëllimit.