Rënie drastike e vlerës së Bitcoin

Vlera e Bitcoin ka rënë gjatë fundjavës në 34,000 dollarë (27,630 £), sipas shkëmbimit të kriptomonedhave Coinbase. Kriptomonedha më e madhe në botë ka patur një ulje të vlerës me 50% që nga kulmi i saj në nëntor të vitit të kaluar.

Rënia e vlerës së aseteve dixhitale vjen pasi tregjet e aksioneve në mbarë botën gjithashtu ranë ditët e fundit. Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptomonedhave me një vlerë totale prej rreth 640 miliardë dollarë. Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, gjithashtu ka rënë në vlerë, me më shumë se 10% në javën e fundit.