Rënia e Vinicius, AS zbulon konfliktin me Zidane

42

Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, është shumë larg pretendimeve të tij. Braziliani ka luajtur vetëm 20 minuta në pesë ndeshjet e fundit të madrilenëve dhe e ka humbur plotësisht vendin e titullarit në formacionin e Zidane.

Duket se tekniku francez nuk ka besim te lojtari dhe është gazeta spanjolle “AS”, ajo që zbulon arsyen e konfliktit mes tyre. Duhet të kthehemi pas në kohë, saktësisht në 7 gushtin e vitit të kaluar, në duelin kundër Manchester Cityt në Champions League. Sipas gazetës, Vinicius shpresonte se ai do të ishte titullar në atë sfidë, por Zidane kishte tjetër mendim.

Zinedine e shpalli formacionin e tij disa orë para ndeshjesh dhe 20-vjeçari ishte në stol. Ky vendim solli pakënaqësi tek i riu, i cili vendosi të shkruante në celular teksa Zidane vazhdonte të fliste. Ky veprim i lojtarit nuk kaloi pa u vënë re nga trajneri, i cili e dënoi në këtë mënyrë që ai po vuan sot. Vinicius i duhet shumë punë që të rifitojë besimin e francezit, ndoshta të kërkojë edhe falje që të rikthehet si më parë.