Numri i spermatozoideve në mbarë botën është përgjysmuar gjatë pesë dekadave të fundit dhe ritmi i rënies është më shumë se dyfishuar që nga fundi i shekullit, tregon një studim i ri.
Ekipi izraelit që qëndron pas tij thotë se të dhënat janë alarmante dhe tregojnë për një krizë të fertilitetit që kërcënon mbijetesën e njerëzimit.
Meta-analiza e tyre shikoi 223 studime të bazuara në mostrat e spermës nga mbi 57,000 burra në 53 vende.
Autorët paralajmërojnë se numri mesatar i spermatozideve tani ka rënë në mënyrë të rrezikshme, që do të thotë se çiftet në mbarë botën mund të hasin probleme për të pasur një fëmijë pa ndihmë mjekësore.
“Ne kemi një problem serioz në duart tona që, nëse nuk zbutet, mund të kërcënojë mbijetesën e njerëzimit,” tha profesor Hagai Levine, autori kryesor i studimit nga Shkolla e Shëndetit Publik Hadassah Braun në Jerusalem.