Kyriakos Mitsotakis, të cilin grekët e zgjodhën të dielën për të qenë kryeministri i ardhshëm i tyre, është ngritur në pushtet falë klimës anti-Tsipras dhe premtimit për t’i dhënë fund krizës dhjetëvjeçare. Në Maqedoninë e Veriut, mbiemri i tij nuk është i panjohur. Babai i tij, Konstantinos Mitsotakis,midis viteve 1990 dhe 1993 ishte kryeministri grek i cili siguroi se vendi ynë do t’i bashkohej OKB-së vetëm nën emrin “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.
Nga Arben Fetai
Aleati i Zoran Zaev, Alexis Tsipras, është larguar të dielën nga ulësjae Kryeministrit të Greqisë, i fajësuar për tradhëti ndaj interesit nacional grek duke lejuar që vendi ynë të përdorë emrin “Maqedoni” përmes Marrëveshjes së Prespës, por edhe ndaj votuesvetë tij për mosrespektimin e referendumit të vitit 2015 që kishte hudhur poshtë planin e BE-së dhe FMN-sëpër shpëtimin e ekonomisë greke. Kyriakos Mitsotakis, “trashëgimtar” i dinastisë politike me të njëjtin mbiemër dhe të njohur mirë në Shkup, është ai që e rrëzoi Tspirasin. Mitsotakis, i cili ka kërcënuar me veto greke për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në,mund të bëhet një problem për qeverinë Zaevpara samitit evropian të tetorit që do të vendosë mbi rekomandimin e Komisionit Europian për hapje të negociatave.
Ngritja dhe rënia e shpejtë e Tsiprasit
Grekët të dielën i shkaktuan një humbje të thellë kryeministrit majtist Tsipras, përballë pasardhësit të tij djathtist Mitsotakis i cili ka premtuar ringritjen e një vendi të shkatërruar nga kriza njëdekadëshe. Me 39.8% të votave, partia Demokracia e Re do të mbajë 158 nga 300 ulëset e parlamentit grek sipas rezultateve zyrtare për 95% të vendvotimeve. Syriza, partia e Alexis Tsipras, në anën tjetër mori 31.5% të votave dhe do të ketë vetëm 86 ulëse, nga 144 sa kishte më parë.
Tsipras erdhi në pushtet nga askund në janarin 2015në mes të krizës greke, me premtime për të rrëzuar masat shtrënguese dhe rinegocuar paketën e shpëtimit prej 240 miliardë me BE-në, FMN-në dhe Bankën qendrore evropiane. Megjithatë, Tsipras shpejt i harroi premtimet e tij elektorale dhe u dorëzua përballë kreditorëve duke zbatuar reforma të ashpra dhe jopopullore, pavarësisht refuzimit të tyrenë referendumin popullor të korrikut 2015. Grekët u ndjenë të tradhëtuar nga shkurtimet buxhetoredrakonianedhe një papunësi që mbetet më e larta në eurozonë. Alexis Tsipras u mbështet nga krerët e BE-së për të zgjidhur mosmarrëveshjen 27-vjeçare midis Athinës dhe Shkupit dhe për të arritur një marrëveshje mbi emrin “Maqedoni e Veriut”. Për shumë grekë, kjo ishte tradhti e radhës dhe e patolerueshme kundër shtetit grek dhe provincës greke të Maqedonisë.
Kyriakos, trashëgimtar i dinastisë Mitsotakis që ka ndikuarnë të gjitha fazat kryesore të shtetndërtimit të Maqedonisë së Veriut
Kyriakos Mitsotakis, të cilin grekët e zgjodhën të dielën për të qenë kryeministri i ardhshëm i tyre, është ngritur në pushtet falë klimës anti-Tsipras dhe premtimit për t’i dhënë fund krizës dhjetëvjeçare. Në Maqedoninë e Veriut, mbiemri i tij nuk është i panjohur. Babai i tij, Konstantinos Mitsotakis,midis viteve 1990 dhe 1993 ishte kryeministri grek i cili siguroi se vendi ynë do t’i bashkohej OKB-së vetëm nën emrin “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”. Motra e tij, Dora Bakoyannis, ishte ministre e jashtme e Greqisë midis viteve 2006 dhe 2009, si dhe kryenegociatorja grekee cila siguroi në samitin e Bukureshtit të 3 prillit 2008se Maqedonia e Veriut nuk do të mirrte ftesë për anëtarësim në NATO deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin.
Tensionet ekonomike: veto greke për hapje të negociatave për anëtarësim në BE?
Hapat e ardhshëm të Kyriakos Mitsotakis në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës janë të paparashikueshëm. Partia e tij Demokracia e Re, dhe Mitsotakis vetë, kanë qenë kundërshtarë të ashpër të kësaj marrëveshje. Ditën e ratifikimit të sajnga parlamenti grek, Mitsotakis e ka shpallur “një ditë e trishtuar për Greqinë”. Mitsotakis kishte deklaruar se “nuk do të heq dorë nga e drejta e Greqisë për të vënë veto ndaj pranimit të Shkupit në BE” dhe se do të luftonte me tërë forcën e tij “për të zvogëluar pasojat negative që rezultojnë nga një marrëveshje shumë problematike”.
Gjatë fushatës për zgjedhjet evropiane të majit 2019, Mitsotakis kritikoi “negociatat e fshehta të Tsiprasit” dhe vendimin e tij “për t’i dhënë një gjuhë dhe një identitet kombëtar (maqedonasëve)”, duke theksuar se Marrëveshja e Prespës nuk i shërben interesave të Greqisë. Pak ditë para zgjedhjeve të së dielës, Mitsotakis tha se “Tsipras braktisi Maqedoninë për premtime tjera” të lidhura me ndihma financiare nga Komisioni Evropian në këmbim të marrëveshjes. Mitsotakis thotë se nuk do ta ketë autoritetin për të denoncuar në mënyrë unilaterale Marrëveshjen e Prespës, por se do të nisë një fushatë të madhe të financuar nga shteti për të edukuar botën se “Maqedonia është greke”. Premtimi tjetër i tij është se ai do të sigurojë të drejtën ekskluzive e bizneseve greke për të përdorur komercialisht mbiemrin “maqedonas”, si dhe do të promovojë rajonin grek të Maqedonisënë nivel ndërkombëtar si Maqedonia e vërtetë. Në një takim me prodhuesit nga Greqia veriore më 30 mars 2019, Mitsotakis ka paraqitur pesë premtime për të siguruar mbrojtjen e produkteve (greke) maqedonase nga “ndikimet e dëmshme” të shkaktuara nga Marrëveshja e Prespës:
- Një fushatë komunikimi të financuar nga shteti për të mbrojtur markën tregtare “Maqedoni”.
- Lehtësime për biznesetnë regjistrimin e markave tregtare për të mbrojtur produktet e tyre në nivel kombëtar dhe evropian.
- Sigurimi brenda BE-së i emërtimeve të mbrojturatë origjinës dhe i prejardhjes gjeografike (greke) maqedonase për produket (greke) maqedonase.
- Një vendim ministror i cili do t’i japë shenjën “GR” produkteve të të gjitha kompanive (greke) maqedonase që kanë vendosur derivatin “maqedonas” në markën e tyre tregtare për të hequr dilemat rreth origjinës së greke.
- Veto kundër pranimittëMaqedonisë së Veriut në BE, për aq kohë sa interesat kombëtare të Greqisë nuk janë të mbrojtura dhe problemet lidhur me produktet (greke) maqedonase nuk zgjidhen.
Dhe këtu gjërat mund ndërlikohen për qeverinë Zaev. Ndërsa Marrëveshja e Prespës i përjashton kompanitë private nga zbatimi i rreptë i emrit “Maqedoni”, ajo parashikon megjithatë një rol për qeveritë respektive në inkurajimin e komunitetit të biznesit për të institucionalizuar detyrimet e marrëveshjes në emrat tregtar, markat tregtaredhe çështjetjera relevante në nivel bilateral dhe ndërkombëtar. Marrëveshja gjithashtu parashehse palët do të parandalojnë dhe dekurajojnë aktet e propagandës nga subjektet private “që mund të nxisin shovinizëm, armiqësi, irredentizëm dhe revizionizëm”, një dispozitë kjo që lë vend për interpretim të gjerë nga pala greke.
Duke patur parasysh ankesat e kompanive grekendaj atyre nga Maqedonia e Veriut për shkak të vendosjes së apelacionit “Maqedoni” në produktet e tyre apo edhe përpjeken që të regjistrojnë marka tregtare nën emrin “Maqedoni”, Mitsotakis do të ketë presion të fortë nga sektori privat grek për të përmbushur premtimet e tij elektorale. Kjo gjë mund të shkaktojë tensione në komitetin ndërministror dhe grupete ekspertëve për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Një barazpeshim i forcave i ndryshuar në nivel të BE-së
Ndryshimi i pushtetit në Greqi vjen në një moment vendimtar për realizimin e aspiratave evropiane të Maqedonisë së Veriut, menjëherë pasi Këshillitevropian të qershorit që shtyuderi në tetor vendimin mbi rekomandimin e KE-së për të hapur negociata për anëtarësim, dhe në një kontekst të skepticizmit në rriturnë vendet anëtare të BE rreth gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut,në mungesë të reformave për rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe të luftës kundër korrupsionit.
Veç kësaj, fitorja e Mitsotakisit ka ndryshuar edhe barazpeshimine forcave në Këshillin e BE-së. Deri dje, Partia e Socialistëve Evropianë ku bën pjesë SDSM kishte një numër të barabartë të vendeve (8) me Partinë Popullore Evropiane (PPE) në Këshill. Sot, PPEe Demokracisë së Re të Mitsotakisit është përsëri familja më e madhe politike në Këshillin e BE-së me 9 vende. Kjo si dhe afërsia politike e Mitsotakis me Presidentin francez Emmanuel Macron, një nga skeptikët më të fortë rreth gatishmërisë së qeverisë Zaev për të filluar negociata me BE-në, ka ndyshuar gjendjen në nivel evropian. Nëse Mitsotakis do të jetëi gatshëm që t’i materializojë kërcënimet e tij për t’i vënë veto hapjes së negociatave mbetet për t’u parë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Megjithatë, ajo që është e qartë është se erërat në nivel ndërkombëtar kanë ndryshuar për Zaevin tani që ai e ka humbur aleatin e tij më të afërt, Tsipras, dhe ka fituar një homolog grek shumë më pak bashkëpunues, për të përdorur një eufemizëm.
Në vend, Zaev po përballet me fatin politik të shokut të tij Tsipras, siç ka treguar humbja e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Duke i amnistuar të gjitha figurat kryesore të regjimit VMRO-BDI, ai i ka tradhtuar përkrahësit e revolucionit të tij laraman por edhe qytetarët shqiptarë që kishin votuar për të vetëm për të larguar dyshen Nikola Gruevski – Ali Ahmeti. Me Marrëveshjen e Prespës, ai ka tjetërsuar një pjesë të konsiderueshme të maqedonasve që e fajësojnë për heqje dorë nga identiteti i tyre kombëtar. Dhe në fund, performanca ekonomike e qeverisë së tij dhe korrupsioni endemik gjatë sundimit të tij kanë vrarë shpresën e dhjetëra mijëra qytetarëveqë janë shtyrë të emigrojnë në Evropën Perëndimore në kërkim të një të ardhme më të mirë. Zvogëlimi i mbështetjes ndërkombëtare do t’i mirrte qeverisë Zaev legjitimitetin e vetëm që i ka mbetur, duke e dërguar përfundimisht Zaevin në histori si një mashtrim i madh. Për këtë, Zaev do të mund të fajësojë vetëm veten e tij kur vendosi të bazojë qeverisjen e tij në votat e krimit dhe të të korruptuarve, duke u dhënë argumente të fuqishme shteteve anëtare të BE-së se një shtet i kapur nuk mund të hapë negociata me BE-në.
(Autori është udhëheqës i Departamentit për Integrim Evropian pranë Aleancës për Shqiptarët. Ai është i diplomuar në shkencë politike dhe i specializuar në studime evropiane pranë Universitetit të Lirë të Brukselit dhe Institutit për Studime Evropiane (Bruksel). Aktualisht është këshilltar i lartë për politikë evropiane pranë një fondacioni ndërkombëtar me seli në Bruksel dhe ka 15 vjet përvojë me agjenci ndërkombëtare si BE dhe UNDP në fushën e integrimit evropian dhe programeve zhvillimore)