Finlanda pritet të ashpërsojë masat anti covid, si pasojë e rritjes së jashtëzakonshme të rasteve me variantet e reja të Covid-19.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryeministrja, Sanna Marin, e cila tutje shtoi se vendi pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme shkruan CNN.
Gjatë një konference për shtyp, ajo shtoi se vendi është duke u përballur me një rritje të dukshme të rasteve me Covid-19.
Masat e reja, tre-javore, në Finlandë pritet të hyjnë në fuqi që nga 8 marsi.
Ndër këto masa përfshijnë: distancën fizike, përdorimi i maskave, shkollimi në distancë, mbyllja e hapësirave publike dhe ndalimi i tubimeve.
Deri më tani, vendi ka raportuar 690 raste të reja si pasojë e përhapjes së varianteve të Covid-19.