Bajerni i Munihut kampion në fuqi i Evropës, është ekipi më i mirë i UEFA-s dhe do ta mbyllë në fron këtë vit spektakolar të mbushur me suksese për gjigantët e Bundesligës. Armata e Hansi Flik i shikon të gjithë nga lart në renditjen kontinentale, me plot 120 mijë pikë, në një stilim virtual ku kontribuojnë sukseset kombëtare dhe ato jashtë kufijve, si dhe koeficienti i Ligës.
Barcelona është skuadra e dytë më e mirë pavarësisht problemeve në muajt e fundit. katalanasit janë pas formacionit bavarez si të dytë në hierarkinë e UEFA-s ndërsa risia është shkalla më e ulët e podiumit. Juventus ka parakaluar Realin e Madridit duke u ngjitur i treti, falë edhe sukseseve të fundit në Ligën e kampioneve. Kjo kombinuar me disfatën e skuadrës merenges ndaj Shaktjorit, sjell rokadën.
Në 10 më të mirët e futbollit evropian, për tu shënuar dhe hapi para i paris Sen Zhermen, aktualisht i shtati dhe para një klubi të fuqishëm financiar dhe me histori si Mançester Junaitid. Në sfidën e fundit në Old Traford, si për ironi të fatit francezët u imponuan ndaj ekipit ishullor.