Shkup, 1 korrik – Ish deputetja Frosina Remenski e cila është e akuzuara e tretë në rastin për “Aleancën Ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit deri te prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski parashtroi kërkesë për përjashtim të prokurores Villma Ruskovska nga ky rast për të cilin sot filloi gjykimi.
“Sot, para fillimit të seancës gjyqësore për ‘Aleancën Ndërkombëtare’ në të cilin jam e akuzuara e tretë, unë parashtrova një kërkesë për përjashtim të përfaqësueses së prokurorisë Vilma Ruskoska përpara prokurorit publik të shtetit, sepse dyshojmë në të gjitha fazat në parahetuese, hetuese dhe vlerësim të aktakuzës. Ne kemi prova të forta që ekziston selektivitet në veprimet e prokurorit publik themelor i cili përfaqëson aktakuzën duke shkelur të drejtat themelore të mbrojtjes në këtë rast ndaj meje, por edhe në pjesën e pengimit të drejtësisë, e cila është nën kompetencë të institucioneve të tjera”, tha Remenski sot pas parashtrimit të kërkesës.
Tha se ekzistonin deklarata në lidhje me zhvatje, pranim dhe përdorim të pozitës së pafavorshme të të akuzuarit për të zhvatur prova kundër të pandehurve të tjerë në këtë rast.
“Megjithatë ndoshta kjo edhe nuk është pjesa më e tmerrshme në gjithë veprimin e prokurores publike duke pasur parasysh se ajo udhëhiqte dhe jepte urdhra për kontrolle të jashtëligjshme në shtëpinë time për çka ekzistojnë më shumë se 16 dëshmi të shfaqura në vetë kërkesën për përjashtim deri te prokurori shtetëror publik për çka gjithsesi është pranuar edhe padi para Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, shtoi Remenski.
Ajo theksoi se insistimi i saj i vazhdueshëm në prokurorinë publike në rast të keqpërdorimit të tenderëve për furnizime publike në lidhje me furnizime të paligjshme në MPB përmes keqpërdorimit të universiteteve të dorëzuar në prill të vitit 2013 dhe të insistimit të saj të vazhdueshëm madje edhe në rast kur prokurorja publike Villma Ruskoska është shefe e Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Prokurori, e gjithë kjo, tha Remenski, tregon se ka dallime, anime dhe tendenca në gjithë veprimtarinë e saj.
Remenski pret që prokurori shtetëror publike do t’i rishikojë kërkesat me ndërgjegje, profesionalizëm dhe të vendosë për përjashtimin e saj si përfaqësues i akuzës.
Duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve Remenski tha se ajo, si edhe mediat e ka marrë vesh se nën shantazhe dhe në seancë publike një nga të akuzuarit para gjykatësit shfaqi argumente dhe qëndrime se në procedurë parahetuese, hetuese për dhënien e mendimit pozitiv për lirimin nga paraburgimi i është bërë ndikim që të japë çfarëdo lloj deklaratash që të përdoret në rastin kundër saj.