Shkup, 4 shtator – Nënkryetarja e Parlamentit, Frosina Remenski, të mërkurën ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar për aferën “Zhvatja”. Pas dëshmisë në Prokurori ajo në deklaratë për media ka thënë se personat e fotografuar së bashku me të arrestuarin Bojan Jovanovski mund të jenë çështje me interes për institucionet kompetente, por jo çështje gjykimi, transmeton KOHA.
“Sot isha e ftuar në Prokurori, që të jap përgjigje në të gjitha pyetjet që janë në interes të Prokurorisë që kanë të bëjnë me rastin reket dhe me Lidhjen Ndërkombëtare. Personat e fotografuar së bashku me të arrestuarin Bojan Jovanovski mund të jenë çështje me interes për institucionet kompetente, por jo çështje gjykimi”, u shpreh Remenski.
Përndryshe, Remenski ka qenë kryetare nderi në Lidhjen Ndërkombëtare të Boki 13, i cili për momentin gjendet në paraburgim nën dyshimin se është ndihmuar nga prokurorja speciale Katica Janeva për zhvatjen e biznesmenit Orce Kamçev, ku sipas tij për të liruar të njëjtin nga akuzat në rastin “Imperia”, në dy raste i kanë zhvatur gjithsej 1,5 milion euro, para të cilat u ka dhënë biznesmeni Kamçev derisa ka qenë në arrest shtëpiak. (koha.mk)