Shkup, 29 tetor 2018 – Ndërtimi i gazsjellësit të lot5, Shkup – Tetovë – Gostivar, vazhdon sipas projektit bazë, i cili ka leje të plotfuqishme për ndërtim dhe të gjitha lejet e tjera të nevojshme, të definuar me rregullat pozitive ligjore. Ndërtimi është sipas të gjitha standardeve të cilësisë dhe sigurisë, porosisin nga Resurset Energjetike të Maqedonisë (REM).
Nëse ka dyshim ose indikacione për çfarëdo lëndimi të disa procedurave dhe rregullave ligjore, u bëjmë thirrje të gjithëve të cilët eventualisht posedojnë informata të tilla që të drejtohen deri te institucionet kompetente në kuadër të sistemit juridik të shtetit, thonë nga REM në reagimin ndaj kumtesës së sotme nga Iniciativa qytetare “E dua Vodnon”, ku kërkon ndërprerje urgjente të aktiviteteve për ndërtimin e gazsjellësit nëpër Vodno, për shkak të, siç thonë, rrezikimit të jetës së punëtorëve në terren dhe injorimit të masave për mbrojtje nga erozioni.
REM, porosisin, ka komunikim dhe bashkëpunim me shoqatën qytetare, me qëllim të inkluzivitetit, informimit dhe gjithpërfshirjes, dhe ashtu do të vazhdojnë edhe më tej.
“Koordinimi ka mundur të jetë edhe më efektiv, nëse iniciativa qytetare vendos strukturë më të qartë për komunikim me institucionet, në çka REM ka vërejtur disa herë, dhe për shkak se janë paraqitur disa paqartësi dhe mosmarrëveshje. Megjithatë, si rezultat i këtyre bisedave dolën disa propozim ide dhe sugjerime të cilat kanë kontribuar për zvogëlimin e ndikimit ndaj ambientit të jetesës, dhe ne jemi falënderues për kontributin e tyre”, thonë nga REM