Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet ditën e sotme në Bratislavë të Sllovakisë, ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së.
Rama shkruan në rrjetet sociale se është nder dhe përgjegjësi e madhe marrja e drejtimit të kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë. Po ashtu, ai thekson se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për vendin tonë që të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE.
Ndërkohë, kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga tërmeti tragjik, i cili la pas dhjetëra viktima, Rama shfaqet në video i qetë, ndërsa është rehatuar duke vendosur këmbët sipër tavolinës.
Bratislavë, Sllovaki – Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 🇦🇱 Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE🙏 #ShqipërianëKrye🇦🇱
Publiée par Edi Rama sur Vendredi 6 décembre 2019