Në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Shpallja e Pavarësisë është ngjarja më e rëndësishme e historisë sonë kombëtare. Ajo ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri dhe pavarësi.
Nën Flamurin Kuq e Zi, të parët tanë me sakrifica të mëdha ia dolën ta trasojnë të ardhmen e kombit shqiptar.
28 Nëntori i vitit 1912 hapi një etapë të re në historinë e popullit shqiptar, duke e shndërruar kombin tonë në faktor të rëndësishëm stabiliteti, me orientim properëndimor dhe të denjë për të aspiruar në integrimet euroatlantike.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
Me respekt,
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës