Rektori i Universitetit “Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski është thellë i shqetësuar nga tragjedia në afërsi të fshatit Llaskarcë, ku në aksidentin e autobusit humbën jetën 14 persona, transmeton koha.mk.
Ai gjithashtu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe doli me qëndrimin rreth postimit të profesoreshës Biljana Vankovska në rrjetet sociale.
“Thellë jam i shqetësuar nga aksidenti tragjik në të cilin humbën jetën qytetarë tanë. UKIM shpreh ngushëllime të thella ndaj familjeve të viktimave. Posaçërisht është e dhimbshme për bashkësinë akademike të UKIM për humbjen e katër studentëve të këtij universiteti edhe atë:
- Pavle Kostoski nga Fakulteti juridik “Justiniani i Parë” i cili kishte magjistruar para jo më shumë se tre muaj.
- Onur Sadiku nga Fakulteti i mjekësisë
- Bejza Uzeiri nga Fakulteti i arkitekturës
- Jovica Trpevski nga Fakulteti i elektroteknikës
Gjatë ditës së djeshme në media, para së gjithash në rrjetet sociale është përmendur edhe Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërsa në lidhje me deklaratën e Prof. Dr. Biljana Vankovska.
Duke mos u futur në kualifikimet juridike të deklaratës së profesoreshës, për çka kompetente janë institucione tjera, për shkaqe etike ndjej obligim të distancohem nga deklarata e Prof. Dr. Biljana Vankovska. Si njeri ashpër dënoj çdo deklaratë që aludon në mosdurim dhe mostolerancë dhe shprehë ndjenjë të urrejtjes.
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” çdoherë ka mbështetur lirinë dhe të drejtën e secilit profesor dhe student të mendojë lirshëm dhe të shprehë mendimin e vet. Janë të një rëndësie të madhe qëndrimet, debatet dhe kritikat e kundërta, por ato duhet të jenë në kuadër rë humanizmit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe para së gjithash të etikës shkencore”, është shprehur Jankullovski.