Faza me grupe e Champions League ka përfunduar. Të gjithë ekipet e mëdha janë kualifikuar në 1/8-at me përjashtim të Inter dhe Napoli-t, që tani do të provojnë të ngushëllohen me një triumf të mundshëm në Europa League. Në përfundim të fazës me grupe zgjidhen lojtarët më të mirë dhe mbi të gjitha shihen disa statistika dhe të dhëna shumë interesante. Në krye të renditjes së golashënuesve nuk është më njëri mes Messi-t dhe Ronaldo-s, por Lewandowski.
Lewandowski, golashënuesi më i mirë
Ndonjëherë mungon në ndeshjet e rëndësishme, por sulmuesi polak është padyshim një nga golashënuesit më të mirë të kohës së tij. Po të mos kishte qenë për Messi-n dhe Ronaldo-n, ndoshta ai mund të kishte fituar diçka më shumë. Gjithsesi, në fundin e 2018-ës ka arritur t’i lërë mbrapa dy “alienët” dhe të bëhet golashënuesi më i mirë i këtij edicioni të Champions League me 8 gola të shënuar në total.
Messi është ndjekësi i tij i parë me 6 gola, më pas vjen një grup lojtarësh me 5 realizime, mes të cilëve janë Neymar, Dzeko dhe Dybala. Me 4 gola, bashkë me Kane dhe Griezmann, është edhe Icardi, që nuk është më pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
Kryesimi i Cristiano Ronaldo-s
Teksa algjeriani Mahrez është lojtari me më shumë asiste, 4 për shokët e skuadrës të Manchester City, Cristiano Ronaldo është lojtari që ka goditur më shumë portën në këtë Champions: 28 gjuajtje në 5 ndeshje, ose më mirë 4 ndeshje e 28 minuta, sepse një sfidë nuk e ka luajtur për shkak skualifikimi dhe në të parën është ndëshkuar me të kuq pas 28 minutash lojë në Valencia.
Allan dhe Neymar, liderët brazilianë
Lojtari i Napoli-t, jashtë Champions-it pas humbjes në “Anfield”, e ka mbyllën fazën e grupeve si lojtari me numrin më të madh të ndërhyrjeve të suksesshme: 39a. Ndërkohë, Neymar është futbollist që ka realizuar m ë shumë finte, plot 32 (më shumë se 5 për ndeshje). Toni Kroos ka realizuar numrin më të madh të pasimeve të sakta, ndërsa Ignatjev ka qenë futbollisti me më shumë topa të rikuperuar.
Brojan, numri një i Crvena Zvezda-s, që ka pësuar 17 gola, ka qenë portieri me më shumë pritje të realizuara (39). Stones i Manchester City ka qenë pothuajse i pagabueshëm me një mesatare prej 96% pasimesh të sakta.