Dy vëllezër vietnamezë kanë vendosur një rekord të ri Guiness për të mbajtur ekuilibrin. Ata kanë performuar në Girona të Spanjës, ku njëri mban ekuilibrin me kokë, mbi kokën e tjetrit duke ngjitur shkallët. Giang Quoc Nghiep dhe Giang Quoc Co kanë ngjitur 90 shkallë në katedralen e Shën Mërisë. Njëri ngjit shkallët, ndërsa tjetri duke vendosur kokën mbi kokën e të vëllait ruan ekuilibrin. Binjakëve iu deshën 52 sekonda për tu ngjitur në majë të shkallëve në sfidën më impresionuese që është ndjekur nga banorët e zonës, duke vendosur dhe një rekord Guiness.
Rekordi më i ri i dy vëllezërve vietnamezë (FOTO)
Leave a comment