Për disa, ai është luftëtari më i madh i të gjitha kohërave, për të tjerë konsiderohet si mrekullia e tetë në botë, për të gjithë ishte André Gjiganti, me emrin në origjinë André René Roussimoff. Një burrë 2. 26 metra i gjatë dhe me peshë më shumë se 200 kg, i bërë protagonist i kronikave të shumta jo vetëm se ishte mundësi/wrestleri i parë që u bë pjesë e bulevardit të famës në Hollywood “Hall of Fame”, por edhe për një tjetër arritje të tij epike. Andre Gjiganti arriti të pijë plot 119 birra në vetëm 6 orë, duke fituar titullin e “Konsumatorit më të madh në histori”, sikurse kujton portali “birranotizie.it”.
Në kuadër të një takimi mes legjendave të Wrestling, Mike Graham ka treguar që André, një herë piu 156 kriko birre në vetëm një natë, episod ky i konfirmuar edhe nga Dusty Rhodes, sikurse dhe nga Lillian Ellison në autobiografinë e saj, “The Fabulous Moolah”. Dyshimi i vetëm qëndron mbi numrin e saktë të birrave të konsumuara: Ellison shkruan: “André konsumoi 127 birra në barin e një hoteli në Reading dhe më pas e zuri gjumi hollin e hotelit. Stafi i hotelit nuk arriti ta zhvendosë dhe të gjithë u detyruan të presin deri sa të zgjohej nga gjumi”. Një anekdotë kjo aq e rrallë dhe mbresëlënëse, sa edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kaluar mbi 20 vjet nga vdekja e Andre Gjigantit, kujtohet me simpati dhe me çudi. (Telesport)