Rekordet e Dua Lipës tashmë nuk mund të numërohen më. Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare ka hyrë në histori. Ajo është shpallur e para artiste femër që ka të paktën 3 këngë me 800 milionë dëgjime në Spotify.
Ajo theu rekordin me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”.Edhe pse nuk ka publikuar këngë muajt e fundit, Dua po përgatitet për nxjerrjen e një albumi. Në 11 shkurt, Dua u bë e para shqiptare që rrëmbeu dy çmime Grammy.