I zbarkuar në Palermo në korrik 2015, Oscar Hiljemark, menjëherë u përballë me një nga aspektet më të pamëshirshme të Serie A: rëndësi ka vetëm rezultatin dhe ai duhet të vijë menjëherë. Një rregull që e di mirë Palermo, atje ku në një vit e gjysmë me Zamparini ka njohur nëntë trajnerë të ndryshëm, përpara se të shkojë te Genoa. Edhe këtu, pasi fitoi me Juric, ai vazhdoi me Mandorlini për t’u rikthyer te puna me trajnerin kroat. Me 12 ndryshime trajnerësh në 20 muaj në Itali, suedezi mund të krenohet me një rekord që vështirë se do të arrihet në të ardhmen. Trajneri i pari i Hiljemark te Palermo ka qenë Beppe Iachini, deri në dhjetori 2015, kur Zamparini mori në telefon Ballardini. Gjërat nuk vazhdon shumë mirë dhe në këtë mënyrë, në stol u ul Schelotto, i ndihmuar nga Giovanni Tedesco (në fillim) dhe Fabio Viviani (më pas). Një përvojë, ajo e Schelotto, që zgjati shumë pak dhe u ndoq nga rikthimi në Sicili i Iachini dhe nga një përvojë e shkurtër me Giovanni Bosi trajner për një ndeshje. Më pas ishte radha e Novellino, por edhe me të, presidenti Zamparini nuk u tregua shumë i durueshëm. Sezoni i fundit mbaroi me Ballardini si trajner, i konfirmuar gjatë verës nga Palermo, përpara lamtumirës në shtator, kur tanimë ish-presidenti mori De Zerbin. Tjetër ndryshim trajnerësh në nëntor, vjen Corini, që më pas u zëvendësua nga Diego Lopez, ndërsa Hiljemark “i trembur” zgjodhi të shkojë te Genoa, ku nis të punojë me Juric, vazhdon me Mandorlini dhe kthehet sërish nën urdhërat e kroatit, i thërritur nga presidenti Preziosi, për pjesën e mbetur të sezonit. Situatë aspak ideale për një futbollist që të shprehet në maksimumin e mundësive, por me siguri, në dy vite në Itali, suedezi nuk është mërzitur.