Moskë, 30 qershor – Rekord të ri të temperaturave u regjistrua në kryeqytetin rus për 70 vite matje, publikoi qendra meteorologjike Fobos. Në Moskë, sot temperatura e ajrit ka qenë 11 gradë Celsius. Temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit është rreth 23 gradë Celsius, përcjellë KOHA.
Meteorologët, të cilët kanë të dhëna statistikore prej vitit 1948, potencojnë se temperatura të tilla të ulëta në këtë rajon të Rusisë janë vërejtur vetëm dy herë: në vitin 1996 (+12.2 shkallë) dhe në vitin 2003 (+13 shkallë), por zhiva asnjëherë nuk ka rënë aq ulët sa sot.
Temperaturë e tillë është tipike për Moskën në fund të shtatorit. (koha.mk)