Tokio, 5 gusht – Nikoqiri olimpik, Tokio konfirmoi mbi 5.000 raste të reja me koronavirus për shkak të përhapjes së shpejt të mutacionit delta, ndërsa ekspertët druajnë se sistemi shëndetësor së shpejti mund të përjetojë kolaps.
5.042 personat e sapoinfektuar paraqesin rekord të ri për kryeqytetin japonez. Shkencëtarët druajnë se numri ditor I të infektuarve mund të rritet dyfish në dy javët në vijim. Në spitale pranohen vetëm t[ë sëmurët seriozë.
“Varianti delta është armik mjaft I fuqishëm”, deklaroi guvernatori i Tokios, Juriko Koike. Qeveria po mendon të vendosë orë policore për ta parandaluar përhapjen e infektimit. Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi.
Në Tokio është vendosur gjendje e jashtëzakonshme, e cila duhet të mbetet në fuqi deri më 31 gusht. Për këtë shkak, restorantet dhe baret duhet të jenë të mbyllura më herët dhe nuk guxojnë të shërbejnë alkool. Organizuesit e Lojërave olimpike regjistruan 31 persona të infektuar, ndërsa në mesin e tyre edhe një sportist.