Uashington, 26 korrik – Në SHBA është regjistruar një maksimum javor i incidenteve me armë zjarri- në periudhën prej 17 deri më 23 korrik ka pasur 915 raste, 430 persona kanë vdekur dhe 1.007 janë lënduar, njofton Bi-Bi-Si dhe organizata Gun Violence Archive.
Të dhënat statistikore tregojnë rritje drastike të atyre incidenteve në vitet e fundit. Në vitin 2020, 43.000 amerikanë kanë vdekur nga plagët me armë zjarri. Këtë vit numri i viktimave ka arrit 23.000 nga janari, më shumë se 800 persona të moshës nën 18 vjeç.
Presidenti amerikan Xho Bajden ka propozuar masa të mëdha progresive për uljen e lëshimeve më serioze në statusin juridik të furnizimit dhe mbajtjes së armës, por ende nuk ka përparim në atë drejtim.