Sot do të luhet finalja e Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit dhe një nga çështjet më të diskutuara të kohëve të fundit, lidhje me prezencën e tifozëve femra në stadium. Fakti që finalja luhet në Arabinë Saudite i ka privuar tifozet femra nga e drejta për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës në stadium.
Kështu, është hapur vetëm një sektor i stadiumit “King Abdullah Sports City” dhe pritet që të pranishme në këtë ndeshje, të jenë plot 15 mijë tifoze femra. Megjithëse ky është një numër rekord për nj vend që synon që në të ardhmen mos të limitojë prezencën e tyre në stadium, sërish kritikat kanë qenë të shumta për organizatorët e ndeshjes.
Në media, raportohet se i vetmi sektor ku janë lejuar femrat që të hyjnë ka tualete të dedikuara për ta dhe ky është një problem jo i vogël. Sakaq, synohet që në të ardhmen, të ketë femra në çdo pjesë të stadiumit, ose në të kundërt do të mendohet që ndeshja të luhet diku tjetër.