Rekord, 50 km vrap duke shtyrë karrocën me djalin (FOTO)

36-vjeçari italian Lorenzo Lotti ka hyrë në librin e rekordeve Guinness. Ai ka përshkruar 50 kilometrat e garës “Fastest 50 km pushing a pram” në kohën 3 orë, 15 minuta e 57 sekonda. Këtë garë ai e ka përshkuar me vrap, duke shtyrë karrocën e djalit tij, Raimondo, që është 7 muajsh. Ai theu ndjeshëm rekordin e mëparshëm, që ishte 4 h e 30’.

“Jam shumë i lumtur që vendosa këtë rekord bashkë me djalin tim”, tha Lotti. “Në 10 kilometrat e fundit muskujt ishin nën presion, pasi djali im peshon 8 kilogramë dhe u lodha duke shtyrë karrocën, e cila peshon 11.8 kilogramë”, tha më tej italiani. “Për një orë e 40 minuta ai fjeti gjatë garës, ndërsa pjesën tjetër e shijoi duke garuar me mua”, tha Lotti. Maratona u zhvillua në qytezën holandeze në Ëinschoten.