Shkup, 29 prill – Vitin e kaluar në maratonë kishte rreth 8.500 pjesëmarrës, në 2016 mbi 7000, ndërsa rekordi i sivjet është treguesi më i mirë për interesimin e madh për vrapim në Shkup.
Për të 14 herë me radhë më 6 maj nëpër rrugët e Shkupit do të vrapojnë rreth 10 mijë pjesëmarrës nga 58 vende, në të gjitha kategoritë, që është numër rekord, informojnë organizatorët, transmeton Koha.