Shkup, 12 janar – Reshjet e paralajmëruara të borës të shoqëruara me erë dhe ulja e temperaturave mund të ndikojnë në mënyrë negative për shëndetin e kafshëve, edhe pse, shumica e llojeve, relativisht mirë janë duke e përballuar motin e ftohtë. Në kushte të tilla, fermerët duhet në kohë të sigurojnë ujë dhe ushqim për kafshët. Ushqimi duhet të jetë me vlerë të kënaqshme ushqyese dhe të përshtatshme sipas llojit dhe kategorisë së kafshëve të cilat ruhen në ferma, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Në faqen e saj të internetit, AUV publikoi rekomandime në të cilat, midis tjerash thekson se gjatë temperaturave ekstrem të ulëta të shoqëruara me erë të fuqishme dhe dëborë, kafshët duhet të mbahen të mbyllura në objekte/stalla ose t’u sigurohet strehim i përshtatshëm. Më pas, veçanërisht duhet pasur kujdes me higjienën, rregullisht të pastrohen mbeturinat dhe të zëvendësohet hapësira e ndryrë me të re.
Sipas AUV, kafshët që milen duhet mjelë rregullisht në intervalet e zakonshme. Vendin ku rriten kafshët dhe rrugët duhet rregullisht të pastrohen nga bora apo ngricat.
“Në kushte të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës, rekomandohet rritësit ta rrisin racionin e zakonshëm ditor të ushqimit për kafshët në mënyrë që të mund ta ruajnë temperaturën e tyre trupore. Kafshëve kurrsesi nuk duhet t’u jepet ushqim i ngrirë. Ato gjithashtu nuk mund dhe nuk duhet nevojat e tyre të ujit t’i sigurojnë me lëpirjen e akullit dhe dëborës. Prandaj duhet t’u sigurohet ujë i freskët me temperaturë të përshtatshme. Rekomandohet fermerët, në vendet e ruajtjes të cilët kanë sistem automatik/statik për mbushje, në kohë të furnizohen me numër të mjaftueshëm të kovave që do t’i përdorin për t’u dhënë ujë kafshëve.
Sipas AUV, nëse nuk ekziston mundësia që kafshët menjëherë të strehohen, përkohësisht mund të përdoren batanije ose ndonjë lloj tjetër i mbulesave për to, por në këtë rast duhet pasur kujdes që mbulesat gjatë gjithë kohës të jenë të thata.
“Gjendja shëndetësore e kafshëve në kushte të tilla duhet të ndiqet më shpesh, gjegjësisht kafshët më shpesh duhet vizituar dhe monitorohen. Rritësit e kafshëve duhet të jenë në komunikim me veterinerin e tyre, për këshillë shtesë ose nëse janë të nevojshme intervenime”, rekomandim AUV.