Shkup, 28 maj – Për ballafaqimin me goditjen e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit është e nevojshme një ndërhyrje e madhe shtetërore është e nevojshme, përmes zgjerimit të mbrojtjes së punëtorëve dhe familjeve, opsione të ndryshme për masa aktive të punësimit, mbështetje të ndërmarrjeve me qasje më të madhe në financa, mbështetje administrative dhe dialog social midis palëve të interesuara, rekomandon grupi i përbashkët i punës i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me kërkesë të Këshillit Ekonomik dhe Social, me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës dhe mbrojtjes së bizneseve.
Raporti “Vlerësimi i shpejtë i ndikimit të Kovid-19”, i cili botohet sot dhe iu paraqitet autoriteteve kompetente, sindikatave dhe punëdhënësve, përmban një seri propozimesh për arritjen e këtij qëllimi. I njëjti u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Forcimi i Dialogut Social”, i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Opsionet për zgjerimin e mbrojtjes së punëtorëve dhe familjeve përfshijnë vendosjen një përkrahjeje të përkohshme të zgjeruar në rast papunësie, duke paguar një shumë paushalle në nivel mujor për një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, vendosja e kategorie të zgjeruar të kompanive që do të kualifikohen për masat e mbajtjes së vendeve të punës, zgjerimi i periudhës së programit të mbajtjes së vendeve të punës duke e përfshirë gjysmën e dytë të marsit deri në fund të qershorit, duke i zgjeruar shtesë kriteret e kualifikimit për të ardhurat minimale të garantuara, si dhe duke vendosur një shumë të subvencioneve për shpenzimet / energji elektrike për familjet me të ardhura të ulëta.
Opsionet për masat aktive për punësim përfshijnë promovimin e skemave për ndarjen e vendit të punës, rotacionin e vendeve të punës dhe skemat e praktikës, si dhe investim në ekonominë digjitale. Mënyrat për t’i mbështetur ndërmarrjet përfshijnë një qasje më të madhe në financa, mbështetje administrative dhe dialog social midis palëve të interesuara.
“Pas zhvillimit të kërcënimit për shëndetin publik në pandemi globale me pasoja ekonomike, Këshilli Ekonomik dhe Social kërkoi mbështetje nga grupi i punës i ONP-së dhe BERZH-it për zhvillimin e masave dhe politikave. Maqedonia e Veriut ka vendosur kufizime të caktuara për ta parandaluar përhapjen e virusit dhe deri më tani ka arritur ta kufizojë numrin e vdekjeve në 116 nga 2.039 raste të regjistruara të sëmundjes”, thuhet në Raportin.
Në të njëjtën kohë, shtohet në të, masat e kanë goditur rëndë ekonominë. Sipas llogaritjeve të ONP-së, vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2020, janë humbur orët të punës që korrespondojnë me 85.550 vende punë me kohë të plotë. Sipas parashikimeve të fundit, BERZH-i pret që ekonomia në Maqedoninë e Veriut të bjerë për 3.5 për qind në maj, para se të rikuperohet me 5.5 për qind në 2021.