Shkup, 15 janar – Rregullisht të merret terapia e përshkruar dhe në rast të ftohjes dhe vështirësive në frymëmarrje të bëhet konsultim me mjekun amë, të pihen pije të ngrohta, të shmanget alkooli, të konsumohet ushqim i mjaftueshëm, pasi kjo e mban temperaturën e trupit, e të pavaksinuarit të vaksinohen kundër gripit sezonal, posaçërisht ata të moshës mbi 60-vjeçare dhe të sëmurit kronikë. Këto janë pjesë e rekomandimeve për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga valët e ftohta dhe moti i ftohtë në periudhën e dimrit, në pajtim me Planin aksional për parandalim të ndikimit të tij të dëmshëm mbi shëndetin, që e ka përgatitur Ministria e Shëndetësisë.
Pacientët që kanë porobleme me zemrën ose mushkërinjtë e bardha duhet rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar, të shmangin stërvitje të rënda në temperatura të ulëta, të veshen në mënyrë adekuate dhe t’i mbrojnë kokën, pëllëmbët dhe shputat. Diabetikët, megjithatë, pëllëmbët dhe shputat e të cilëve mund më lehtë të lëndohen ose gjatë kushteve ekstreme të pësojnë nga ngrirja, duhet të kudjesen që t’u mbeten të ngrohura, ndërsa ata me artritis, duhet rregullisht të marrin terapi dhe t’i ngrohin kyçet e lënduara.
Në rast të temperaturave eksrem të ulëta duhet të shmanget aktivitet fizik në ambient të hapur, të mbahet veshje e trashë dhe këpucë, çizme adekuate për borë dhe akull, të ketë kujdes në sipërfaqe rrëshqitëse, të shmanget dalje jashtë, përveç nëse është e domosdoshme dhe sa më shumë të bëhen lëvizje në hapësira të mbyllura.
Në telefonin falas 15505 mund të paraqitet person në rrezik prej motit të ftohtë (i pastrehë, fëmijë në rrugë…)
Potencohet se të gjitha institucionet shëndetësore publike kanë përgatitur plan për veprim, numër të ekipeve dhe protokoll për funksionim dhe veprim në kushte të motit me borë dhe temperatura të ulëta.