Agjencia për Ushqim dhe Veterinari sot ka dhënë rekomandim për mbrojtjen e kafshëve dhe kanakarëve shtëpiakë që të pengohen paraqitjet e padëshiruara si rezultat i temperaturave të larta. Nga AUV informojnë se është e nevojshme që kafshëve t’ju sigurohet sasi e mjaftueshme dhe qasje e vazhdueshme të ujit të pastër dhe të freskët, të mbahen në hapësira të ajrosura, të jenë të kujdesshëm në dendësinë e akomodimit të kafshëve në objektet dhe të jenë të mbrojtur nga veprimet e drejtpërdrejta të rrezeve të diellit, gjegjësisht në vendet të ketë mbrojtje ose hije natyrore.
Kafshët të cilët janë të dedikuara për punë, transporti i tyre dhe daljet të kryhen në orët e hershme të mëngjesit ose në orët e mbrëmjes, kur temperaturat janë më të ulëta. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kumtoi se rritja e temperaturave mbi 30 gradë Celsius për çdo kafshë paraqet stres jashtëzakonisht të madh i cili mund të manifestohet me konsumim të ulët të ushqimit, nevojë të madhe për ujë, prodhim të ulur të qumështit dhe rritje të dobët.
Përderisa kafshët mbahen në kushte jo të përshtatshme, kur temperaturat janë jashtëzakonisht të larta, me përqindja të lartë të ujit dhe ventilim të pamjaftueshëm në objektet mund të vijë deri në paraqitjen e goditjes së ngrohtë te kafshët. Pika e diellit, siç theksohet, paraqitet si pasojë e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit, ndërsa rezultati mund të jetë fatal nëse nuk veprohet në kohë. Goditja e ngrohjes, paraqitet në momentin kur organizimi nuk mund të japë nxehtësi, por pranon në mënyrë shtesë nga jashtë (Temperaturë të lartë të jashtme dhe koncentrim të lagështisë së ajrit). Për këtë gjendje në mënyrë shtesë kontribuon puna e lodhshme ose transporti i kafshëve gjatë temperaturave të larta.
Simptomat, siç informon AUV, manifestohen në formë të frymëmarrjes së shpejtë dhe të cekët, të pasigurt nga dridhjet, temperaturë e lartë trupore, puls i rritur, shikim i trembur, etje e madhe, ngërçe në muskuj të cilat paraqiten në fund, me parashikim të pafavorshme. Koha e paraqitjes së simptomave të para varte nga temperatura e jashtme, lagështia e ajrit dhe ventilimi, si dhe nga situata e vetë mekanizmit mbrojtës të kafshëve. Nëse vërehen simptoma të tilla te kafshët është e nevojshme të reagohet shpejtë. Kafshët duhet të zhvendosen në hije ose në hapësirë të freskuar, ku ka sasi të mjaftueshme të ajrit, t’i jepet sasi e mjaftueshme e ujit të freskët, ndërsa temperatura e trupit të ulet me larje ose spërkatje me ujë mesatar të ftohtë ose me mbulimin e kokës dhe qafës me leckë të lagur sepse truri është më kritik. Duhet të kenë kujdes që ftohja e kafshëve të mos bëhet shumë shpejtë. AUV përkujton se pronarët e kanakarëve shtëpiakë duhet t’iu përmbahen rregullave, të mos i lënë ata në automobila të mbyllur i cili është direkt i ekspozuar në diell de të shmangin shëtitje me kanakarët shtëpiakë gjatë periudhës më të ngrohtë të ditës.