Firma gjermane e kujdesit për lëkurën, ka kërkuar ndjesë dhe ka hequr një reklamë që u konsiderua diskriminuese. Pjesë e reklamës ishte slogani “E bardha është pastërti” në imazhin ku shfaqej një femër. E postuar në faqen e facebookut të firmës, shumë persona në rrjetet sociale e gjykuan postimin si racist. Nivea e pranoi që reklama mund të çonte në përfundime të gabuara. Pas heqjes së saj, slogani u zëvendësua me: “Mbaje lëkurën të pastër, mbaje të shkëlqyeshme. Mos lër asgjë ta dëmtojë atë”. Më tej, një zëdhënës për Nivean u shpreh: “Na vjen thellësisht keq nëse posti ynë ka ofenduar ndokënd. Pasi u kuptua që ai ishte i pavend, u hoq menjëherë. Diversiteti, barazia dhe toleranca janë ndër vlerat themelore të Niveas dhe aktivitetit të saj”.