Reklama e re e BT Sports ka bashkuar dy botë të ndryshme të sportit. Teksa kompania televizive ka të drejtat e UFC dhe Premier League, ka menduar të bëjë një video interesante duke miksuar artet marciale me lojën e futbollit. Dhe nuk ka gabuar, duke përfshirë dy prej emrave më të mëdhenj të sportit, Conor McGregor dhe Jose Mourinho. Të dy njihen për konferencat spektakolare për shtyp dhe t’i shohësh në një skenë është sa e çuditshme ashtu edhe e bukur.