Shkup, 12 mars – Kandidati i pavarur shqiptar për president, Blerim Reka i cili në garën presidenciale mbështet edhe nga opozita shqiptare (ASH dhe Lëvizja BESA), ka deklaruar se llogaritë që në garën presidencial të marr 150 mijë vota, njofton gazeta KOHA.
“Mund të flasë për vete se cilat janë pritshmëritë e mija. Unë konsiderojë se diku 120 mijë deri 150 mijë vota, realisht mund të llogarisë t’i marr”, kështu ka thënë midis tjerash në emisionin ClicPlus në TV21, Blerim Reka, kandidat për president, transmeton gazeta KOHA.
Duke folur mbi debatet se është apo nuk është kandidat i pavarur, Reka ka thënë se edhe pse mbështet nga opozita shqiptare, ai është kandidat i pavarur në garën pë president.
“Pse qenka problematike që Blerim Reka si kandidat i pavarur të delë me dy lider të partive opozitare shqiptare, ndërkaq fare nuk qenka problematike, mbipartiak kandidati, ashtu siç thuhet për Stevo Pendarovskin, të delë me 31 parti politike mbrapa dhe me liderët, d.m.th gjithë ishin prezente, por edhe me përkrahjen e Qeverisë”, ka theksuar Reka. (koha.mk)