Reka refuzon ftesën e Pendarovskit për t’u bërë pjesë e kabinetit presidencial

Shkup, 22 maj – Hapin e parë që presidenti i ri i shtetit, Stevo Pendarovski e ka marrë sapo është sistemuar në rezidencën presidenciale në Vodno, ka qenë ftesa drejtuar profesor Blerim Rekës për t’u bërë pjesë e ekipit të Pendarovskit, shkruan gazeta KOHA. Këtë e ka thënë Pendarovski sot në brifing me gazetarë, ndërsa ka theksuar se ka qenë profesor Reka, ish-kandidat për president, ai që nuk e ka pranuar ofertën pasi do të vazhdojë t’i përkushtohet jetës akademike. Në këtë drejtim, Pendarovski ka thënë se e vlerëson lart punën dhe përkushtimin e profesor Blerim Rekës si në jetën shoqërore, ashtu edhe në jetën akademike dhe politike në Maqedoni. (koha.mk)