Reka nga Muzeu i alfabetit: Manastiri, qytet i zbrazur dhe kjo është brengosëse

Manastir – 15 prill – Kandidati për president, Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Manastir, Cërnilishtë dhe Zhitoshë, ku morrën pjesë qindra qytetarë. Gjatë tubimit, Reka tha se përshtypja e parë që e ndjen në Manastir është ndjenja e zbrazëtirës, qytet i zbrazur dhe kjo është brengosëse, raporton gazeta KOHA.

“Ky qytet i alfabetit, i vëllezërve Manaki por pa shqiptarë. Maqedonia nuk ka kapacitet institucional për ta dërguar këtë shtet përpara. Ky shtet nuk shkon përpara nëse ende oligarkia qëndron përpara politikëbërjes. Na vjen mirë që më në fund edhe Qeveria e pranoi parashikimin tim të saktë se veshtirë do mund të marrim datën për fillim të negociatave – pa reforma”, u shprehë Reka, duke shtuar se “na pret një punë e madhe. Si president, me ekspertizën time mund ti ndihmojë këtij shteti që të mos i bëjnë gabimet e njejta… Maqedonisë i nevojitet reformë e re që të mos mbetet shtet i zbrazur”, rrumbullaksoi, Reka. (koha.mk)