Shkup, 8 prill – Kandidati i pavarur për president, Blerim Reka sot takoi përfaqësues të të gjitha brigadave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njofton Koha.
Në takimmin me veteranët, pjesa dërmuese e së cilëve, siç thuhet në kumtesën e Zyrës për informim të kandidatit presidencial, kanë qenë pjesëmarrës në dy luftërat e fundit në trojet shqiptare, është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës së vitit 1991 që ishte si pasojë e luftës të këtyre luftëtarëve të vitit 2001 dhe fakti që pikërisht kjo Kushtetutë e ndryshua, siç shtohet më tej, nuk i përfilli më meritorët që detyruan nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, ose siç e quajnë, kushtetutën e re te vendit.
“Takimi në mes kandidatit për President me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ata të cilët fituan luftën e 2001, ishte shumë konstruktiv me detaje nga jeta e pasluftës, trajtimi i veteranëve dhe familjeve të tyre si dhe statusi juridik i tyre. Edhe pse kjo luftë de facto ishte për demokratizimin e shtetit në bashkëpunim me NATO-n, edhe pse Maqedonia sot është në prag të jetë anëtare e 30 e NATO-s, hallet e veteranëve të luftës çlirimtare nuk janë të zgjidhura akoma”, thuhet në kumtesë. (koha.mk)