Kumanovë, 7 prill – Me moton “Reka për Republikën”, kandidati i pavarur për president Blerim Reka, i shoqëruar nga kreu i aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela dhe Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, mbrëmjen e së dielës ka mbajtur tubimin e tij elektoral para qytetarëve të Kumanovës, raporton gazeta KOHA.
Ndryshe nga tubimet tjera, në KUmanovë për ti dhënë mbështetje kandidaturës së profesor Blerim Rekës, kishte ardhur edhe lideri i lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti.
Duke përshkruar itenerarin e tubimeve të tij, prof.Blerim Reka tha se sonte në Kumanovë vijmë pas një ngjarje, pas një mbrëmje jashtzakonishtë të shkëlqyeshme në Strugë. Vijmë nga Struga që është porta e parë e kooridorit pan-evropian, Kooridorit 8, ndërsa Kumanova është porta e parë e kooridorit pan- evropian 10.
“E shikoni se Struga dhe Kumanove çfarë rëndësie gjeo-politike dhe trsategjike kanë për Maqedoninë e Veiut. Meqënse kompetencat e Presidenti në Maqedoninë e Veriut janë kryesisht në politikën e jashtme, siguri dhe mbrojtje në mandatin tim do të mundohem ti fuqizojë edhe më shumë Strugën dhe Kumanovën, si hyrje dalje të kooridoreve më të rëndëishme pan-evropiane që do të kalojnë në vend dhe do të kryqëzojnë tërë Ballkanin Perëndimor. Kur erdha në Kumanovë, mbeta i zhgënjyer, rruget e zbrasta, dyqanet e mbyllura, e shpalljet nëpër dritare kërkojmë punëtor. Ku janë kumanovarët? A kanë ikur gjithë! Po, po…, kjo është trishtuese se ku është sot Kumanova. Deri në vitin 2017, nga Maqedonia u shpërngulën 250 mijë qytetarë, parashikimet e Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara thonë se deri në vitin 2035, do të largohen nga vendi edhe 23%, pra ne për 10 vite do të jemi një shtet i zbrazët me minus 50 % të popullatës”, tha në fjalën e tij, para kumanovarve, kandidati për President, Blerim reka, përcjell gazeta KOHA.
Sipas tij, politikanët e deritanishme nuk i kanë kushtuar rëndësi këtij emigrimi modernë, politikat e deritanishme janë lavdruar se po e ulin papunësinë.
“Një prej prioriteteve të mija do të jetë se si ta bëjmë këtë shtet shtet negociator me Bashkimin Evropian, por kjo nuk bëhet me fjalë të mira. Nëse në këtë shtet gjyqësori është i politizuar, administrata e nepotizuar, kriminelët anëtarë të kuvendit të amnistuar dhe imunizuar, një Prokuri Speciale që rri pezull për shkak të ‘aksham pazareve’ të partive politike dhe liderëve të tyre vështirë e ka se do merr datën për fillimin e negociatave për anëtarësim”, theksoi Reka.
Ai potencoi se duhen reforma thelëbësore, ndërsa siç u shpreh ai, koncepti për Republikën e ofron këtë, sepse Maqedonia e Veriut është shtet por ende nuk është Republikë.
“Bëhet Republikë kur do të sundon ligji e jo individi. Do të mundohem që deprivatizojë, departizojë shtetin, ta lirojë shtetin nga gjendja e shtetit të kapur në mënyrë që të mos përfundoi në shtet të zbrazët”, nënvizoi Reka. (koha.mk)