Shkup, 28 mars – Profesori universitar dhe ish ambasador, Blerim Reka në profilin e tij në Fejsbuk ka konfirmuar lajmin e dhënë në portalin e gazetës Koha, për kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale në vendin tonë.
“Në pamundësi tu përgjigjem gjitha mediave dhe miqve, përmes këtij njohtimi e bëjë publike kandidaturën time të pavarur për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut; me shpresë se do përkrahet. Janë dy arësye për këtë vendim. E para: vetëm me kanidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe te votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale- pa i hyrë përballjes politike- nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithate reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë”, ka shkruar profesori Reka në profilin e tij. (koha.mk)