Shkup, 12 prill – Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Kërçovë, ku morën pjesë mijëra qytetarë.
Gjatë tubimit, Prof. Blerim Reka tha se në thelbin e republikës shumëetnike është ligji dhe mbi të gjitha ligji është republikë për të gjithë, me ligjin për të gjithë, dhe ky është koncepti im.
“Vetëm me një republikë ku sundon ligji do të lejojmë politikan me duart e pastërta dhe assesi me duart të përlyera. Ligji do të jetë ai i cili do t’i dënojë por jo vetëm penalisht, ligji do t’i dërgojë në histori partitë politike të cilat, që 18 vite shkelën ligjin, ushtruan korrupsion dhe vazhdojnë me nepotizëm, si dhe nuk e përfillin gjyqin. Ka përfunduar koha e politikanëve të korruptuar, nepotizuar e të kapur, dhe kjo përfundon me 21 prill. Shoqëri për të gjithë sepse ne si shoqëri ekzistojmë, jemi pjesë dhe kemi qenë pjesë e kësaj shoqërie mirëpo ajo që i ka munguar këtij shteti ka qenë që shqiptarë të jenë edhe pjesë e shtetit të përbashkët. Pa qenë pjesë e strukturave më të larta shtetërore ne nuk jemi të barabartë”, argumentoi Reka. (koha.mk)