Reka: Gjashtë tetori do i prish edhe aleancat rajonale të krimit

Sipas njohësit të çështjeve diplomatike dhe politike nga Maqedonia e Veriut, Blerim Reka, 6 tetori – zgjedhjet në Kosovë, do i prish edhe aleanca rajonale të krimit.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Fejsbuk”, ish ambasadori dhe ish kandidati për president në RMV, Blerim Reka ka vlerësuar se, korrupsioni është bërë kërcënim gjeostrategjik, dhe negociatat për mbylljen e këtij kërcënimi në Ballkan, nuk mund t’i udhëheqin politikanët e korruptuar.

“”Orteku i ndryshimeve“ Kur vjet shkruaja, se “orteku i pandalshëm anti-korruptiv në Ballkan”, do filloj nga Kosova; shumica qeshnin. Po aq edhe kur thoja se Albin Kurti, do i udhëheq negociatat finale me Beogradin. Ndërkohë, SHBA-të proklamuan luftën globale kundër korrupsionit – si prioritet të politikës së jashtme – e në prag të zgjedhjeve porositën: “mos i votoni të korruptuarit”, duke kërkuar: “ide të reja pë dialogun: Kosovë- Serbi”. Aq e thjeshtë sa s’ bëhet: korrupsioni u bë kërcënim gjeostrategjik, e negociatat për mbylljen e këtij kërcënimi në Ballkan, nuk mund t’i udhëheqin politikanët e korruptuar. Por, 6 tetori, do i prish edhe aleancat rajonale të krimit. Orteku post-korruptiv, sapo e filloi rokullisjen nga Prishtina. Nuk dihet, ku do ndalet…”, shkroi Reka, njëherit edhe profesor universitar i diplomacisë.